
Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ka tërhequr vëmendjen gjatë paraqitjes së saj në ndeshjen mes Anglisë dhe Australisë në Kupën e Botës në Rugby për femra, më 6 shtator në East Sussex. Pas transformimit të përkohshëm në bionde disa ditë më parë, Kate, 43 vjeçe, u shfaq sërish me ngjyrën e saj karakteristike kafe.
Ajo kishte zgjedhur një stil të thjeshtë e elegant, duke i mbajtur flokët në një gjysmë-lidhje të lirshme. Ndërkohë, Princi William ishte i pranishëm në një ndeshje tjetër të turneut, mes Uellsit dhe Fixhit, në Exeter, duke dëshmuar edhe një herë pasionin e çiftit për këtë sport.

Kate është patrone e Unionit të Rugby-t në Angli që prej vitit 2022, një rol i marrë pas dorëheqjes së princit Harry nga detyrat mbretërore, ndërsa William ka qenë patron i Unionit të Rugby-t të Uellsit që nga viti 2016.
Çifti mbretëror, që kohët e fundit i është rikthyer angazhimeve publike pas pushimeve verore në Balmoral, është i njohur për dashurinë ndaj sportit dhe shpesh shfaqet në aktivitete të tilla përkrah tre fëmijëve të tyre, George, Charlotte dhe Louis.
KAQPATA