
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Llapashticë të Podujevës mbrëmjen e sotme, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri.
Sipas mediave lokale, viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij. Raportohet se ai është qëlluar me dhjetë plumba.

I dyshuari kryesor për këtë vrasje është Arbër Havolli, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe po kërkohet intensivisht nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 19:30 dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit”, tha Ahmeti.
Autoritetet po vazhdojnë bastisjet dhe kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
KAQPATA