Podujevë – Pas vrasjes së mbrëmshme në Llapashticë të Epërme, ku mbeti i vrarë 43-vjeçari Bashkim Spahiu, Policia e Kosovës ka intensifikuar aksionet për kapjen e të dyshuarit kryesor.
Burime për KAQPATA bëjnë të ditur se bastisjet në shtëpinë e të dyshuarit, Arber Havolli, 32 vjeç, janë duke vazhduar. Njësitet policore po veprojnë në mënyrë të koordinuar për të lokalizuar dhe arrestuar atë sa më shpejt.
Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes viktimës dhe të dyshuarit, e cila përfundoi në konflikt fatal. Motivacionet e saktë të vrasjes ende mbeten të paqarta.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është angazhuar me kapacitet të plotë në kërkimin e të dyshuarit dhe pritet të publikojë informacione shtesë në orët në vijim.
KAQPATA