
Qytetarët serbë në komunat veriore të Kosovës shprehin pritshmëri për përmirësim të marrëdhënieve me komunitetin shqiptar pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Pensionisti Miroslav Laketiq konsideron të gabuar bojkotin e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit 2023 dhe shpreson se pjesëmarrja e serbëve këtë herë do të kontribuojë në zgjedhje të drejta dhe korrekte.
Edhe qytetarë të tjerë, si Dragica, shprehin optimizëm për bashkëjetesë pa konflikte: “Mendoj se nuk do të luftojmë përjetësisht. Gjithmonë kemi jetuar bashkë dhe asgjë nuk na ka munguar,” tha ajo.
Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, thekson se nuk pritet kthim prapa në aspektin e sigurisë: “Rruga e vetme është respektimi i ligjeve në fuqi të Kosovës. Vigjilenca mbetet e domosdoshme ndaj çdo tentimi destabilizimi,” tha ai.
Lista Serbe garon në zgjedhjet e 12 tetorit pas certifikimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Gjykata Supreme, duke rikthyer mundësinë e pjesëmarrjes së komunitetit serb në qeverisjen lokale.
KAQPATA