
Influencuesja braziliane Jaqueline Barbosa Nascimento, vetëm 22 vjeç, është gjetur e vdekur tre ditë pas zhdukjes së saj pranë Jaguara Dam.
Jaqueline kishte dalë me miqtë për një ditë argëtimi me jet ski, por nuk u kthye më. Pas kërkimeve intensive, trupi i saj u gjet në ujë, duke tronditur familjen, ndjekësit dhe publikun.
Fillimisht dyshohej për një aksident tragjik, por autoritetet braziliane kanë hapur një hetim për “vdekje të dyshimtë”, pasi deklaratat e miqve të saj nuk përputhen me njëra-tjetrën.
Influencuesja ishte e njohur për numrin e madh të ndjekësve në rrjetet sociale dhe për videot me energji dhe stil të lirshëm. Vdekja e saj e parakohshme ka lënë shumë pikëpyetje dhe dhimbje. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e vërteta të ngjarjes.
KAQPATA