
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person është therur me thikë në parkun e qytetit.
Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, ka konfirmuar për mediat se rasti është raportuar rreth orës 10:10.
“Sot, në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, tha Zahiti.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të viktimës dhe as për identitetin e sulmuesve.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar.
KAQPATA