
Policia Kufitare në Morinë ka ndaluar një 27-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu me inicialet S.M. kërkohej nga Gjykata lokale e Mynihut për veprën penale të “Mashtrimit”, e cila parashikon dënim deri në 10 vite burg.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët gjermanë, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i këtij shtetasi”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shqipërisë.
Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur procedurat në bashkëpunim me autoritetet gjermane për ekstradimin e të dyshuarit drejt Gjermanisë, ku pritet të përballet me drejtësinë.
KAQPATA