
Reperi i njohur Fero ka publikuar një reagim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, duke iu përgjigjur ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Në një postim me tone të ashpra, Fero e akuzoi Arbenitën për shpifje dhe përpjekje për ta denigruar me pretendime të rreme pas tre vitesh. Ai shkroi se “fama e vogël që e ka marrë, ka ardhur vetëm nga qëndrimi pranë tij”.
“3 vite më vonë ngrihesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’din – analfabete. Mos harro, pak famë që ke marrë ka qenë nga unë. Vetëm kur doli urdhërarresti, nise me budallallëqe. Gjykata do të merret me shpifjet e tua. Ti je në arrati, jo unë”, ka shkruar reperi.
Ky reagim vjen pas deklaratave të fundit të Arbenita Ismajlit, të cilat kanë bërë bujë në media dhe rrjete sociale. Përplasja e tyre publike duket se po thellohet, ndërsa çështja pritet të marrë edhe një dimension ligjor.

KAQPATA