
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të caktojë një masë të përkohshme, pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, duke ndaluar çdo veprim të deputetëve të zgjedhur për konstituimin e Kuvendit dhe për çdo procedurë të mundshme për formimin e Qeverisë së re.
Sipas njoftimit zyrtar, masa hyn në fuqi më 5 shtator 2025 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator 2025.
“Gjykata cakton ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes së cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë”, thuhet në vendim.
Ky zhvillim vjen në një moment kritik politik, duke e shtuar më tej ngërçin institucional dhe duke lënë pezull procesin e formimit të institucioneve të reja të vendit.
KAQPATA