
Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të me surpriza madhështore, që kanë bërë bujë në rrjetet sociale.
Fillimisht, festimi u organizua në jug të Shqipërisë, ku Luana shijoi një mbrëmje të veçantë në një vilë luksoze buzë detit. Hapësira ishte dekoruar me mijëra trëndafila të kuq e rozë, duke krijuar një atmosferë romantike dhe përrallore.
Vetëm pak ditë më vonë, surprizat u zhvendosën në Tiranë. Gazetarja Elona Duro publikoi pamje nga banesa e Luanës, ku kati i saj ishte mbushur sërish me trëndafila, duke e kthyer çdo hapësirë në një skenë festive.
Ky gjest i bujshëm ka shtuar kureshtjen për të zbuluar identitetin e personit që po i organizon këto befasi. Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, por misteri ende nuk është zbuluar.
E sigurt mbetet vetëm një gjë: Luana Vjollca po jeton një kapitull të ri të mbushur me dashuri, luks dhe vëmendje publike.
KAQPATA