
Alba Vukaj, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova 2” dhe një nga emrat më të komentuar të showbizit, po shijon pushimet në ishullin luksoz Capri të Italisë.
Modelja nga Shkodra ka ndarë disa foto në rrjete sociale, ku u shfaq me bikini të bardha të dekoruara me detaje limoni, duke vënë në pah format e saj mahnitëse dhe pamjen glamuroze. Pamjet morën qindra reagime dhe komplimente nga ndjekësit.
Por ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është përshkrimi i shkurtër i postimeve – vetëm katër emoji zemre, pa asnjë shpjegim për shoqërinë që e shoqëron në Capri. Ky detaj ka nxitur spekulime për një lidhje të mundshme dashurie, të cilën Alba nuk e ka konfirmuar.
Ndërkohë, bukuroshja shqiptare po e shijon verën me një stil glamuroz, duke rritur gjithnjë e më shumë profilin e saj në mediat sociale. Capri me panoramat dhe atmosferën e tij elitare duket se i shkon për mrekulli, pasi Alba është shfaqur më e rrezatuar se kurrë.







KAQPATA