
Showmani i njohur turk, Mehmet Ali Erbil, ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij 26-vjeçare, Gülseren Ceylan, në një ceremoni familjare të mbajtur në Stamboll më 28 gusht.
Kjo është martesa e gjashtë për 68-vjeçarin, i cili këtë herë zgjodhi një dasmë të thjeshtë, ku morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt.
Pavarësisht momenteve të lumtura që çifti ndau në rrjete sociale, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte diferenca e madhe e moshës mes tyre – plot 42 vjet. Debatet u shtuan edhe më shumë kur u theksua se bashkëshortja e re e Erbil është më e re se vajzat e tij, Sezin (43 vjeçe) dhe Yasmin (29 vjeçe).
I përballur me komentet dhe kritikat, Erbil reagoi me humor:
“Dallimi ynë është vetëm 40! Ç’rëndësi ka, miq… është thjesht një numër!”
Duket se showmani turk nuk i lëkundet aspak komenteve dhe po e nis kapitullin e ri të jetës me optimizëm dhe plot shpresë pranë Gülseren Ceylan.
KAQPATA