
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar sot një vizitë tek bizneset e vogla në qytet, duke i cilësuar ato si “motorin e vërtetë të ekonomisë sonë dhe punëdhënësit më të mëdhenj të qytetarëve tanë”.
Ai theksoi se këto ndërmarrje nuk janë vetëm biznese të zakonshme, por garanci për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie.
“Bizneset e vogla do të mbeten gjithmonë në fokusin tonë të përkrahjes, sepse përmes tyre ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, u shpreh Buja.
Vizita u përmbyll me një drekë tradicionale në njërin prej restoranteve të qytetit, në sheshin “Adem Jashari”.
KAQPATA