
Departamenti i Drejtësisë ka hapur hetim penal ndaj guvernatores së Rezervës Federale, Lisa Cook, pas dy referimeve kriminale të dërguara muajin e kaluar nga drejtori i Agjencisë Federale të Financimit të Banesave, Bill Pulte. Hetimi përfshin pronat e saj në Xhorxhia dhe Miçigan, ndërsa hetuesit federalë kanë nisur të lëshojnë thirrje në gjykata dhe të përdorin juritë e mëdha.
Pulte ka akuzuar Cook për falsifikim dokumentesh bankare dhe mashtrim hipotekar, duke e cilësuar të papërshtatshme mbajtjen e postit gjatë procesit. Presidenti Donald Trump ka tentuar ta shkarkojë Cook nga detyra, duke e përdorur hetimin si bazë ligjore, por avokatët e saj e kanë quajtur veprimin të paligjshëm dhe politikisht të motivuar.
Cook i ka mohuar akuzat, duke theksuar se do të vazhdojë mandatin e saj dhe ka ngritur padi kundër administratës për tentativë shkarkimi të jashtëligjshme. Çështja po pritet të përshkallëzohet në gjykata, duke vënë në qendër pavarësinë e Rezervës Federale dhe ndikimin e Shtëpisë së Bardhë mbi institucionet financiare.
KAQPATA