
Një propozim martese i veçantë dhe plot emocion ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Atdhe Aliu, surprizoi partneren e tij me një skenë romantike që u kurorëzua me një “PO”.
Ngjarja u zhvillua në katin e sipërm të një parkingu pranë QKUK-së, ku çifti po shijonte pamjen e qytetit. Papritur, tri vetura mbërritën në vendngjarje dhe nga bagazhi i njërës u shfaq mbishkrimi i ndriçuar “Be my wife” (Bëhu gruaja ime).
Surpriza u plotësua me fishekzjarrë, ndërsa emocionet kulmuan kur e dashura e Atdheut pranoi propozimin.
Ky gjest, përveçse shënoi një moment të paharrueshëm për çiftin, u pa edhe si dëshmi se pjesëtarët e FSK-së dinë të shprehin dashurinë e tyre me forcë, kreativitet dhe ndjenjë të thellë romantike.
KAQPATA