
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj diplomatike.
Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës para dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke theksuar kontributin e saj përmes agjencisë FINNIDA dhe ndihmën në rrugën euro-atlantike të vendit.
Ai vlerësoi progresin demokratik e ekonomik të Kosovës dhe përputhjen e plotë me politikën e jashtme e të sigurisë së Bashkimit Evropian. Kryeministri në detyrë theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me Finlandën në fusha si arsimi, inovacioni, teknologjia, mbrojtja dhe siguria.
KAQPATA