
Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare stilisti i njohur italian, Giorgio Armani, i quajtur shpesh “Mbreti Giorgio”. Lajmin e bëri të ditur kompania Armani të enjten, duke e cilësuar themeluesin e saj si “forcën e palodhur lëvizëse” të shtëpisë së modës.
Armani ishte simbol i elegancës moderne italiane, duke kombinuar vizionin artistik me menaxhimin e suksesshëm të një perandorie që realizonte mbi 2.3 miliardë euro xhiro në vit. Ai ishte i njohur për përfshirjen personale në çdo detaj të koleksioneve dhe fushatave të tij, deri te rregullimi i pamjes së modeleve në pasarelë.
Stilisti kishte qenë i sëmurë kohët e fundit dhe nuk mori pjesë në Javën e Modës për Burra në Milano, për herë të parë në karrierën e tij.
Kompania ka njoftuar se një dhomë funerali do të ngrihet këtë fundjavë në Milano, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në mënyrë private në një datë të mëvonshme.
KAQPATA