
Dhomat e Specializuara kanë publikuar transkriptin e seancës së 27 marsit 2025, ku ish-presidenti Hashim Thaçi ka ngritur shqetësime për një prokuror që më parë kishte punuar në Njësinë e Paraburgimit.
Sipas transkriptit, Thaçi ka deklaruar se prokurori John Devaney, i cili dikur ishte pjesë e stafit të Qendrës së Paraburgimit, e kishte kërcënuar dhe cënuar fizikisht. Ai shtoi se ky person ishte prezantuar herë si roje, herë si hetues, madje edhe si shef i qendrës.
Thaçi ka kërkuar që fjalimi i tij të jetë publik, duke theksuar se Specialja është gjykatë e Kosovës dhe se ai nuk ndihet i respektuar kur përballet me dikë që “dje ishte roje burgu, sot prokuror”.
Prokurori Devaney e ka pranuar se ka punuar në Njësinë e Paraburgimit, por tha se punësimi i tij atje kishte përfunduar në vitin 2022.
Rasti kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që përfshin akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, është në fazën përfundimtare të dëshmive. Aktakuza e konfirmuar përmban dhjetë pika dhe është dorëzuar më 2020.
KAQPATA