
Policia e Kosovës ka nisur shënimin e 26-vjetorit të themelimit me një sërë aktivitetesh dhe gara sportive, të cilat do të zhvillohen deri më 6 shtator, ditë kur mbahet ceremonia qendrore.
Sipas njoftimit zyrtar, në manifestim do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, menaxhmenti i lartë i institucionit, si dhe përfaqësues vendës e ndërkombëtarë.
Agjenda përfshin aktivitete të shumta me qytetarët, portë të hapur në drejtoritë rajonale, si dhe ndeshje sportive, përfshirë volejbollin mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Ceremonia përmbyllëse do të mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë më 6 shtator, duke filluar nga ora 19:00.
KAQPATA