Prizren – Pas dy vitesh nga raportimi i saj si person i zhdukur, A. Gigollaj, 27 vjeç, është gjetur nga hetuesit e Policisë së Kosovës në një nga restorantet në fshatin Prevallë, Prizren. Familjarët kishin ripërtërirë raportimin më 31 korrik 2025, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve.
Pas veprimeve hetimore, vajza u shoqërua në stacionin policor dhe u mor në pyetje. Ajo deklaroi se është e rritur dhe ka vendosur të jetojë e pavarur, pa dëshirë për t’u kthyer në familje.
Të gjitha veprimet hetimore u kryen në koordinim me Prokurorin, ndërsa rasti u cilësua si i përfunduar.
Policia apelon që familjarët dhe qytetarët të respektojnë vendimin e të rriturve për të marrë vendime për jetën e tyre personale.
KAQPATA