
Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim nga 4 deri më 6 shtator, për shkak të garave ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”.
Mbylljet do të ndodhin në intervale të caktuara dhe sipas etapave të garës:
Etapa e parë – 4 shtator (12:00 – 15:00)
Rruga e garës nis nga autostrada Veternik dhe kalon përmes Bresjes, Komoranit, Gjergjicës, Malishevës, Duhëlit, Suharekës, Prizrenit dhe përfundon në kilometrin e 52-të të autostradës në Malishevë.
Etapa e dytë – 5 shtator (11:00 – 15:00)
Gara fillon nga Pika Kufitare në Vërmicë, duke kaluar përmes Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Komoranit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Kaçanikut dhe përfundon në Hani i Elezit.
Etapa e tretë – 6 shtator (11:00 – 15:00)
Rruga nis nga Hani i Elezit dhe vazhdon përmes Kaçanikut, Lipjanit, Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje, ku do të mbahet ceremonia e mbylljes së garës.
Policia ka apeluar që qytetarët të përdorin rrugë alternative gjatë këtyre ditëve dhe ka kërkuar mirëkuptim për shqetësimet e përkohshme që mund të shkaktohen.
KAQPATA