
Aktorja britanike Danielle Mason, 42 vjeçe, ka akuzuar ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, 45 vjeç, për dhunë fizike gjatë një incidenti që ndodhi pas festës së fejesës së tyre në nëntor 2024. Mason, e njohur edhe si motra e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, ka ndarë në Instagram foto të fytyrës së saj të dëmtuar, duke treguar betejat ligjore që po zhvillon kundër Dopson.

Aktorja rrëfeu se ngjarja ndodhi në një hotel luksoz në Wokingham. Javën e kaluar, ajo siguroi një urdhër ndalimi nga Gjykata e Slough ndaj ish-partnerit të saj. Danielle tha se vendosi të flasë publikisht pasi Dopson publikoi një video ku pretendonte se ishte viktimë, ndërkohë që Mason thekson se plagët e tij ishin rezultat i vetëmbrojtjes gjatë sulmit.
Historia e çiftit nisi në vitin 2023, kur u njohën rastësisht në një supermarket, teksa shoqëronin fëmijët e tyre në shkollë. Të dy kanë fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme. Danielle është nënë e dy fëmijëve me ish-bashkëshortin Tony Giles, me të cilin mori pjesë në reality show-n “My Big Fat Gypsy Wedding”.
Mason po përdor mediat sociale për të sensibilizuar publikun për dhunën në marrëdhënie dhe për të mbrojtur të drejtat e saj dhe të fëmijëve.
KAQPATA