
Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ngjallur reagime në rrjetet sociale me postimin e saj të fundit. Pas festës së ditëlindjes së motrës së saj, Luana Vjollca, ku të dyja u panë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit, Marina ndau një moment nga gjendja e saj pas festës.
Në një foto ku shfaqej e lodhur, ajo shkroi me humor: “Jam e vdekur! Luana më detyroi me dal… kërkojeni leje për mu!”

Postimi i Marinës u prit me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e komentuan me batuta dhe mesazhe mbështetjeje. Motrat Vjollca prej kohësh mbeten ndër figurat më të ndjekura e më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
KAQPATA