
Moderatorja Sara Gjordeni ka festuar ditëlindjen, ku përveç urimeve të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat, nuk mungoi as dedikimi i bashkëshortit të saj, këngëtarit Bardhi.
Në postimin e tij, Bardhi shprehu mirënjohjen që e ka Sarën në jetë, duke shtuar edhe një dëshirë për të ardhmen: që vajza e tyre Nea të ketë një vëlla në ditëlindjen e ardhshme të nënës së saj.
Sara reagoi me humor në rrjetet sociale, duke thënë: “Gjithçka ok ri te pjesa e fundit e fjalisë…”, duke lënë të kuptohet se ende nuk është e gatshme për një fëmijë tjetër.
Çifti i njohur, që u takua në “Big Brother VIP 3”, ka sfiduar skepticizmin publik dhe ka ndërtuar një familje së bashku. Ata sot janë të martuar dhe prindër të Neas, duke mbetur një ndër çiftet më të komentuar në showbiz.
KAQPATA