
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, për të diskutuar avancimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Bashkëpunimi u fokusua kryesisht në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.
Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Osmani theksoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.
KAQPATA