
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur se ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, do të marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë civil në SHBA.
Ky vendim u bë publik vetëm pak ditë pasi Giuliani pësoi një aksident automobilistik në Nju Hempshër, por tashmë është jashtë rrezikut dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Trump e quajti Giulianin “kryebashkiakun më të madh në historinë e Nju Jorkut” dhe një patriot të madh amerikan. Ai e vlerësoi për kontributin në luftën kundër mafies, udhëheqjen gjatë 11 shtatorit dhe shërbimin e gjatë publik.
Një bashkëpunëtor i ngushtë i Giulianit tha se “nuk ka amerikan më meritor për këtë nderim”. Detajet për datën dhe vendin e ceremonisë pritet të bëhen të ditura së shpejti.
KAQPATA