
Një studim i ri nga Max Planck Society ka zbuluar se disa persona me demencë mund të shfaqin sjellje kriminale si shenjë të hershme të sëmundjes. Rastet përfshijnë shkelje trafiku, vjedhje ose veprime impulsive, që shpesh kryhen pa vetëdije.
Hulumtimi, i botuar në Translational Psychiatry, analizoi 14 studime me mbi 236 mijë persona nga SHBA, Gjermania, Japonia, Suedia dhe Finlanda. Rezultatet treguan se sjelljet e tilla janë më të shpeshta në fazat e hershme të demencës, veçanërisht tek demenca frontotemporale, ku mbi 50% e pacientëve shfaqën sjellje të rrezikshme për herë të parë në jetën e tyre.

Studiuesit theksojnë se këto veprime nuk lidhen me kriminalitet të qëllimshëm, por me ndryshime neurologjike që shkaktojnë humbjen e kontrollit mbi sjelljen dhe emocionet. Ata paralajmërojnë se kriminaliteti i papritur në moshë të mesme duhet të shihet si sinjal për diagnostikim të hershëm.
Megjithatë, ekspertët theksojnë rëndësinë e shmangies së stigmatizimit: shumica e shkeljeve janë të vogla, si sjellje të pahijshme ose dëmtime të pasurisë, por rastet kërkojnë kujdes dhe qasje të specializuar ligjore e mjekësore.
KAQPATA