
Është zyrtare! Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, është lojtari më i ri i Juventusit. Klubi torinez ka nënshkruar me anësorin 26-vjeçar, i cili erdhi nga Lille për një shifër që raportohet të jetë mes 20 dhe 25 milionë euro.
Pas një merkatoje aktive, bardhezinjtë kanë kompletuar një nga lëvizjet më të bujshme të ditës së fundit të afatit kalimtar. Zhegrova u shpreh i vendosur për t’u transferuar në Torino, duke e konsideruar Juventusin hapin më të madh në karrierën e tij.
Kosovari bëhet pjesë e një liste të pasur përforcimesh ku përfshihen edhe Jonathan David, Joao Mario, si dhe blerja përfundimtare e Francisco Conceiçao dhe portierit Michele Di Gregorio.
Për Zhegrovën, ky është transferimi më i madh deri më sot, një arritje e madhe si për lojtarin ashtu edhe për futbollin kosovar.
KAQPATA