
Deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një mundësi dërgimi trupash evropiane në Ukrainë kanë shkaktuar reagime të forta në BE.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i konsideroi të “parakohshme” këto deklarata dhe theksoi se Komisioni Evropian nuk ka mandat për çështje ushtarake.
Von der Leyen, në një intervistë për Financial Times, tha se Evropa po harton plane për vendosjen e një force shumëkombëshe në Ukrainë pas përfundimit të luftës, me mbështetjen e SHBA-së, që do të ndihmojnë në komandë, inteligjencë dhe mbikëqyrje.
Franca do të presë të enjten një takim të “Aleancës së të Gatshmëve” për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe refuzimin e Rusisë për negociata paqeje.
KAQPATA