
Një punëtor 35-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës humbi jetën sot gjatë orarit të punës, pasi dyshohet të jetë goditur nga një vinç. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, sipas informacionit të dhënë nga Policia e Rajonit të Prizrenit.
Zëdhënësi Shaqir Bytyqi njoftoi se viktima u dërgua nga Emergjenca–Suharekë teksa ishte pa shenja jete. Sipas informacioneve fillestare, ai po operonte me një ngarkues në rrethana ende të paqarta kur u godit rëndë në kokë.
Të gjitha njësitë kompetente, përfshirë inspektorin e punës, janë angazhuar në hetim. Rasti po trajtohet si vepër penale për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
KAQPATA