
Në fshatin Sodovinë e Qerkezve, Viti, një zjarr i madh shpërtheu mëngjesin e 12 gushtit, duke kërcënuar pasurinë e banorëve. Rreth orës 10:30, Policia mori njoftim për një fushë të hapur të përfshirë nga flakët në lagjen Remnik i Ri.
Për shkak të temperaturave të larta, zjarri u përhap shpejt drejt shtëpive të afërta. Zjarrfikësit arritën ta vendosin nën kontroll flakën, duke parandaluar dëme më të mëdha.
Hetimet identifikuan D.I, 28 vjeç, si të dyshuarin kryesor, i cili kishte ndezur mbeturinat në fushë dhe nuk arriti ta kontrollonte zjarrin. Me autorizim të prokurorit, Imeri është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën.
Rasti procedohet në Prokurori për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
KAQPATA