
Me fillimin e vitit të ri shkollor, presidentja Vjosa Osmani vizitoi Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, e dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta.
Osmani tha se çdo buzëqeshje e fëmijëve të qendrës tregon se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja.
“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të përditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre,” theksoi Osmani.
Vizita e presidentes vjen si një mesazh mbështetjeje dhe përkushtimi ndaj arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të fëmijëve me nevoja të veçanta.
KAQPATA