
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Milot rreth orës 19:40, ku u përplasën dy automjete të drejtuara nga R. D. dhe F. P.
Si pasojë, u lënduan tre persona: pasagjeri M. V. dhe dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
KAQPATA