
Njomza Hasani, gruaja e Edmond Hasanit, ka folur për herë të parë pas tragjedisë që i mori jetën bashkëshortit të saj, Edmond Hasanit, babait të tij Selami Hasani dhe Abedin Hoxhës në qendër të Gjilanit.
Në një intervistë ekskluzive për Vox News Kosova, Njomza tregoi se pas disa ditësh largimi nga Kosova për t’u qetësuar, dhimbja është e madhe dhe e papërballueshme:
“Jam larguar për disa ditë për të marrë pak ajër dhe për të lehtësuar mërzinë që më ka mbuluar. Kemi pasur plane tjera, për jetë tjetër, për gjithçka tjetër. Por kjo vrasje na shkatërroi jetën. Mërzia është shumë e madhe për mua dhe familjarët e Edmondit e Selamit.”
Ajo gjithashtu tha se personat përgjegjës për këtë krim nuk ishin të panjohur në komunitet:
“Edhe me u vrarë në mes të ditës, nga persona që kishin padi të shumta në polici… Kjo ishte një prerje në besë. Nuk kishte borxh, nuk kishte arsye tjetër.”
Autorët e dyshuar, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull, janë ende në arrati dhe shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas ngjarjes.
KAQPATA