
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Një vajzë e mitur humbi jetën pasi u përfshi në një aksident me makinë, ndërsa katër persona të tjerë u lënduan.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ajo tha se aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 dhe viktima u konstatua e vdekur në vendngjarje. Personat e tjerë u dërguan për trajtim mjekësor. Njësiti i trafikut rajonal po merret me hetimin e rastit.
KAQPATA