
Të shtunën, më 30 gusht, gjashtë oficerë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përfunduan me sukses studimet në Akademinë Ushtarake të Turqisë. Në mesin e tyre janë Adrian Ukiqi, Fatlind Neziri, Getoar Berisha, Hamdi Hasani, Shefit Tahiri dhe Dardane Mehmeti.
Oficerët e rinj përfunduan një program pesëvjeçar që kombinonte formimin ushtarak me atë akademik civil. Gjatë këtij programi, ata kryen ushtrime intensive në terren, fituan njohuri të avancuara ushtarake dhe zhvilluan aftësi në lidership, strategji dhe menaxhim.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se kadetët përveç studimeve teorike, kanë kryer edhe ushtrime të avancuara në kampin ushtarak të Izmirit, duke u trajnuar në taktika, operacione luftarake dhe menaxhimin e situatave reale.
Një pjesë e rëndësishme e formimit të tyre ishte përfundimi i Kursit të Komandos në Isparta “Dağ Komando Okulu”, një nga shkollat më prestigjioze dhe sfiduese për trajnim të forcave elitare.
Gjatë këtyre pesë viteve, oficerët fituan njohuri të thelluara në fusha ushtarake dhe akademike, duke u përgatitur të marrin një rol aktiv në misionet dhe përgjegjësitë e FSK-së.
Haradinaj, i cili është nipi i njërit prej oficerëve, tha se ky sukses tregon vazhdimësinë e traditës së shërbimit ndaj atdheut.
KAQPATA