
Nicola Payne, motra e këngëtarit të ndjerë Liam Payne, ka ndarë një mesazh prekës në ditëlindjen e tij të 32-të, duke kujtuar herën e fundit që e pa të gjallë ish-anëtarin e grupit One Direction.
Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Sikur ta dija që do të ishte hera e fundit, do të thosha shumë më tepër. Do doja të kisha një makinë kohe për ta përjetuar sërish atë natë.” Nicola kujtoi ditën e fundit të kaluar me Liam-in, ku festuan me bowling dhe McDonald’s, duke biseduar për planet e së ardhmes.

Liam Payne ndërroi jetë tragjikisht në tetor të vitit 2024, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Ai ishte vetëm 31 vjeç dhe la pas djalin e tij të vogël, Bear, të cilin e kishte me ish-partneren Cheryl Cole.
Mesazhe prekëse në ditëlindjen e tij kanë ndarë edhe partnerja Kate Cassidy, e cila publikoi një video me kujtime të përbashkëta, si dhe kolegë e miq që e kujtojnë si një artist të veçantë e të dashur.
KAQPATA