
Emma Heming, bashkëshortja e aktorit të njohur Bruce Willis, u është kundërpërgjigjur kritikëve pasi pranoi publikisht se çifti po jeton në shtëpi të ndara.
Në një intervistë për ABC News, Emma foli për sfidat e mëdha që familja e tyre po përjeton si pasojë e diagnozës së Bruce-it me demencë frontotemporale. Një pjesë e publikut reagoi me habi kur mësoi se aktori tashmë jeton në një ambient të përshtatur posaçërisht për gjendjen e tij shëndetësore.
Në një postim në Instagram, Emma theksoi se ishte e vetëdijshme se ndarja e informacioneve personale do të sillte dy lloj reagimesh: njerëz me opinione dhe ata që vërtet kanë përvojë me të tilla situata.
Ajo shtoi se shpesh komentet online gjykojnë kujdestarët, pa e ditur barrën emocionale dhe praktike që mbartin ata. Heming u shpreh se kritikat janë “të zhurmshme”, por se vetëm ata që kanë kaluar përvoja të ngjashme mund ta kuptojnë realisht sfidën.
KAQPATA