
Pas stuhisë së fuqishme që përfshiu Shqipërinë mesditën e së shtunës, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit kanë rifilluar normalisht, pas një ndërprerjeje prej afro dy orësh.
Stuhia, e shoqëruar me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, detyroi autoritetet ajrore të ndërpresin përkohësisht uljet dhe ngritjet e avionëve, duke shkaktuar vonesa për dhjetëra pasagjerë që prisnin fluturimet.
Sipas njoftimeve zyrtare, pas përmirësimit të kushteve atmosferike, operimet janë rikthyer dhe aeroporti ka rifilluar punën me kapacitet të plotë.
Kujtojmë se moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme ka shkaktuar probleme në disa qytete të vendit, përfshirë përmbytje rrugësh, rrëzime pemësh dhe vështirësi në qarkullim.
KAQPATA