
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë këtë të shtunë qytetin e Durrësit, duke sjellë erëra të forta dhe rrebeshe shiu pas një paraditeje të nxehtë e me diell.
Sipas raportimeve, i gjithë gjiri i Durrësit është përballur me kushte stuhie, ku era dhe reshjet e dendura kanë detyruar pushuesit në plazh të mbyllin çadrat dhe të largohen me nxitim.
Pamjet nga vendi tregojnë ndryshimin e menjëhershëm të motit, që nga temperaturat verore drejt atmosferës tipike të vjeshtës, duke sjellë surprizë për pushuesit që po shijonin ditët e fundit të gushtit.
Meteorologët paralajmërojnë se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në orët në vijim, me reshje të herëpashershme dhe erëra të fuqishme përgjatë bregdetit shqiptar.
KAQPATA