
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën pasi u plagos nga arma e zjarrit.
Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 19:30. Viktima, e identifikuar si L.S., është dërguar menjëherë në QKUK, por mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj rreth orës 22:00.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka arrestuar përgjegjësin e poligonit, i cili është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Rasti është iniciuar si “Vetëvrasje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
KAQPATA