
Një incident i rëndë në Vushtrri ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur një 15-vjeçar kërcënoi motrën e tij me thikë pas një debati për një telefon.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 në rrugën “Adem Ademi”, kur viktima, po ashtu 15 vjeçe, arriti të largohet dhe të njoftojë policinë. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa thika u konfiskua nga njësitet policore.
Prokuroria ka nisur procedurë për veprën “Dhunë në familje”, ndërsa kërkimi për të miturin vijon. Hetimet janë në proces.
KAQPATA