
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë thirrur diplomatët rusë pas sulmeve ajrore në Kiev, ku u vranë të paktën 21 persona, mes tyre 4 fëmijë.
Një ndërtesë banimi në lagjen Darnytskyi u godit gjatë natës, ndërsa një shpërthim tjetër në qendër të qytetit dëmtoi rëndë zyrat e BE-së dhe Këshillit Britanik. Ky është rasti i parë që prona britanike preket drejtpërdrejt nga një sulm rus që prej pushtimit të shkurtit 2022.
Forcat ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia shënjestroi vendin me mbi 600 raketa e dronë – një nga sulmet më të mëdha ajrore të luftës. Më shumë se 38 persona u plagosën.
Ministria e Jashtme britanike e quajti sulmin “akt barbar” dhe thirri ambasadorin rus në Londër. BE gjithashtu reagoi ashpër duke dënuar goditjen mbi misionet diplomatike.
KAQPATA