
Nëse kafeja po ju shkakton ankth, pagjumësi ose shqetësime në stomak, ka alternativa natyrale që ofrojnë energji të qëndrueshme pa efektet anësore.
Ekspertët rekomandojnë:
- Çaji i zi – përqendrim dhe tretje më të mirë.
- Çaji i gjelbër & matcha – antioksidantë dhe reduktim të stresit.
- Yerba maté – rrit fokusin dhe ndihmon në djegien e dhjamit.
- Guarana – energji afatgjatë me efekt anti-inflamator.
- Kafe me kërpudha – për imunitet dhe luftim stresi.
- Ujë i ngrohtë me limon – hidratim dhe përmirësim të tretjes.
Kalimi te këto opsione duhet bërë gradualisht për të shmangur simptomat e tërheqjes nga kafeina dhe për të gjetur alternativën që i përshtatet më shumë stilit të jetës.
KAQPATA