
Pas arrestimit të një piloti kroat dhe partneres së tij serbe nën dyshimet për spiunazh për Serbinë, nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR theksuan se siguria e personelit dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë prioritet.
“Ne i marrim këto pretendime shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore. Për çdo koment, ju referojmë tek autoritetet kroate”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës mohoi pretendimet se e arrestuara mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme nga Zyra e Kryeministrit, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim me autoritetet kroate në zbardhjen e rastit.
Prokuroria e Qarkut në Split ka nisur hetimet ndaj pilotit J.I. dhe partneres së tij A.M. nga Mitrovica e Veriut, nën akuzën për spiunazh. Hetimi është shpallur sekret, ndërsa mediat kroate raportojnë se A.M. ka punuar më parë për misionin EULEX në Kosovë.
KAQPATA