
Një rast i dhunës në familje është raportuar më 26 gusht në fshatin Medvec të Lipjanit. Viktimë ka mbetur A. Sh., 23 vjeçe, e cila ka deklaruar se është përballur me dhunë psikike nga partneri i saj, I.G., 27 vjeç.
Të dy janë shoqëruar në stacionin policor të Lipjanit dhe janë intervistuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti është regjistruar si “Dhunë në familje – dhunë psikike”.
Pas incidentit, viktima ka shkuar me vullnetin e saj te familjarët në Istog. Autoritetet theksojnë rëndësinë e denoncimit dhe ofrimit të mbështetjes për viktimat e dhunës në familje.
KAQPATA