
Bashkimi Evropian ka ndarë këstin e fundit të mbështetjes financiare për Reformën e Administratës Publike në Kosovë, duke qëndruar pranë institucioneve dhe qytetarëve të vendit.
Në gusht 2025, BE-ja ka disbursuar dy pagesat e fundit në kuadër të Kontratës së Reformës Sektoriale IPA 2016, në vlerë prej 6.87 milionë eurosh. Me këtë, totali i buxhetit për reformën arrin në 22 milionë euro.
Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, ky financim synon të:
- forcojë planifikimin e politikave dhe legjislacionit,
- avancojë transparencën dhe llogaridhënien në administratë,
- rrisë profesionalizmin dhe depolitizimin e shërbimit civil,
- përmirësojë shërbimet për qytetarët dhe bizneset.
“Pavarësisht progresit, nevojiten përpjekje shtesë për forcimin e kornizës ligjore dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale. Zbatimi i këtyre reformave do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës. BE-ja mbetet pranë Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në komunikatë.
KAQPATA