
Policia ka njoftuar sot për arrestimin e tre personave në Vushtrri, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pasi u përfshinë në një përleshje ku dyshohet se u përdorën mjete të forta dhe thikë.
Të tre personat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim në QKMF Vushtrri. Njëri prej tyre, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në QKUK Prishtinë.
Policia ka konfiskuar një thikë që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, ndërkohë që janë intervistuar edhe dëshmitarët. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Nga tre të arrestuarit, dy persona janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë.
KAQPATA