
Një ditë pas hapjes së urës së re mbi lumin Ibër, qytetarët kanë nisur ta përdorin atë për të kaluar më lehtë mes Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Shumë banorë, me makina, biçikleta, trotinetë e edhe në këmbë, e kanë kaluar urën dhe janë ndalur për të bërë foto.

“Ndjehem shumë mirë që ura u hap, lëvizja tani është më e lehtë”, tha për mediat një qytetar nga Mitrovica e Jugut.

Edhe pse ende nuk janë përfunduar trotuaret anësore, ura është funksionale dhe po lehtëson qarkullimin.

Kjo urë, e ndërtuar afër urës kryesore të Mitrovicës, shihet si hap për të afruar dy pjesët e qytetit të ndara që nga viti 1999.

Projektin e kanë kundërshtuar Lista Serbe dhe Beogradi, ndërsa Qeveria e Kosovës thotë se synimi është të lidhen qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike.

Bashkimi Evropian ka theksuar se për projekte të tilla duhet të dëgjohen edhe kërkesat e komunitetit lokal.



KAQPATA