
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut, ku është gjetur i vdekur një burrë 53-vjeçar.
Mësohet se rreth orës 14:25, në rrugën “Filip Vishnjiq”, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij Omer Kasumoviq (53 vjeç).
Rastin e kanë raportuar njësitë e ambulancës së qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, hetuesia dhe njësitë e forenzikës rajonale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet janë në vazhdim.
KAQPATA